Dasma e ministres së Jashtme austriake, Karin Kneissl, e Partisë së Lirisë, të ekstremit të djathtë, (FP) po paraqet një sfidë për forcat policore lokale për shkak të të ftuarit të saj më të rëndësishëm, presidentit rus Vladimir Putin.

Disa qindra policë me uniforma dhe veshje civile do të angazhohen sot, në këtë ngjarje të rëndësishme që pritet të zhvillohet në Gamlitz, provincën e Steiermark.
Gjithashtu, e pranishme do të jetë edhe njësia e forcave speciale “Cobra”.

Sipas një zëdhënësi të shtabit të policisë në Styria, Fritz Grundnig, policia dhe forcat speciale janë duke bashkëpunuar me Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme, ambasadën ruse dhe aeroportin e Grazit si dhe palët e tjera të përfshira për sigurinë dhe masat paraprake.