QMK: Brenda 10 ditësh kishte 20 zjarre

Vëtëm në 10 ditën e fundit ka pasur më shumë se 20 zjarrë në ambiente të hapura, ndërsa aktiv për momentin është vetëm një njoftojnë nga Qendra për menaxhim me kriza. Drejtori Stojance Angellov theksoi se arsyja e këtyre zjarëve në të shumtën e rasteve është faktori njeri. Ai apeloi për kujdes si dhe të paraqiten rastet e dyshimta.

Marketing

“Shkaku më i zakonshëm i këtyre zjarreve është faktori njeri. Prandaj apeloj tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë ndalimin e pjesërishëm për lëvizje në pyje. Mos të ndezin skarë dhe të hudhin gaxat dhe bishtat e cigareve në ambient të hapur. Njëkohsisht ju bëjmë thirje qytetarëve që të lajmërojnë rrezik apo zjar në cdo lloj vendi, në numrat e telefonit 195 ose 193 në njesinë e shërbimit të zjarrëfikësve.”, tha Stojance Angelov, drejtor në Qendrën për Menaxhim me Kriza.

Angellov shtoi se nëse ka zjarre serioze, vendi nuk do të mund të llogaris në mbështetjen ajrore për shuarjen e tyre.

“Të dy aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk janë në funskion më shumë se dy vite dhe këtë verë nuk do të mund të jenë në dispozicion. Përgjigja e fundit mund të jetë pjesmarja e ushtrisë me urdhër të presidentit, këtu janë edhe helikopterët, por numri dhe përdorimi i tyre është i kufizuar, veçanërisht kur temperatura është mbi 40 gradë. Helikopterët e MPB-së mund vetëm ta sigurojnë vendin dhe jo ta shuajnë atë në mënyrë aktive, sepse nuk janë të pajisur siç duhet.”, tha Angelov.

Ai u bëri thirrje kryetarëve të komunave që të kujdesen për njësinë e tyre territoriale të zjarrfikësve, të cilat me ligj janë të detyruar t’i kenë në mënyrë që të mund të japin përgjigjen e parë në rast të ndonjë zjari. Dëmet të cilat shteti po i pëson nga zjarret janë të mëdha,vetëm në 4 vitet e fundit vlersohet se dëmët kanë shkuar në rreth 46,5 milion euro.

Marketing