QMK: Zjarri tek Liqeni i Mlladostit është ende aktiv

Sipas informacioneve të fundit nga ekipet që janë në terren, zjarri afër Liqenit Mlladost, Veles, është akoma aktiv, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Marketing

Pjesa e sipërme e liqenit është vendosur nën kontroll, por ka hapësira që shtrihen prapa fshatit Bashino dhe deponisë Dine tek autostrada.

Forcat e URM-së janë duke vepruar në tokë, si dhe ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve të Velesit, Negotinës, Sveti Nikollës, Shtipit dhe Kavadarit, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga Shkupi.

“Gjithashtu një helikopter helikopteri URM-së ka vepruar tërë ditën. Po digjet pyje me shtresë të ulët, bredha dhe bar të thatë, dhe erërat e forta për momentin e bëjnë të vështirë shuarjen e zjarrit”, thonë nga QMK.

Marketing