Qoku: Maqedonia mbijeton mbi themelet e pabarazisë dhe padrejtësive sociale

Intervistë me aktivistin e njohur dhe anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qokun për median bulllgare Obshtestvo.net

Marketing

I nderuar z. Qoku, a mund të na tregoni më shumë për skandalin me librat mësimorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pse shqiptarët ndihen të ofenduar?

Ta nisim nga fundi. Deri sot e kësaj dite nuk është vënë askushpara përgjegjësisë për të pavërtetat shkencore deri në nivel fyerjesh që i gjejmë nëpër librat shkollorë për popullin shqiptar që përndryshepërbën mbi 30% të popullsisë së Maqedonisë së Veriut, dhe që asimetrikisht ka qenë tejetkorrekt dhe i drejtë ndaj popullit maqedonas. Nuk ka ndodhur asnjë kërkim falje, nuk është shkarkuar askush, nuk ka pasur asnjë protestë masive, nuk janë djegur publikisht këto lloj librash. Shkurt, nuk pati fatkeqësishtasnjë skandal. Ja njëri ofendim. Por ne si shqiptarë jemi të ofenduar edhe më shumë me impotencën politike të klasës tonë politike që tani mban tërë ato poste të rëndësishme nëpër institucionet shtetërore, jemi të ofenduar nga kryetari shqiptar i kuvendit, nga 30 deputetët shqiptarë, nga 1/3 e kabinetit qeveritar, etj. Jemi të ofenduar e të zemëruar sidomos nga niveli i ulët e shterp i elitës sonë të njomë e të plakur intelektuale dhe kulturore. Aq më tepër kur ajo deklarohet se vjen nga tre universitete publike dhe disa private. Jemi të fyer nga anëtarët shqiptarë të Akademisë së shkencave dhe arteve, nga mijëra mësues e profesorë, pedagogë e doktorë shkencash, nga gazetarë të 4 a 5 televizioneve kombëtare e plot lokale, nga studiues institutesh kërkimore, nga opozita shqiptare që i dërgon letër ministres së arsimit duke e lutur ta heqë librin me fyerje nga qarkullimi, por pa cekur asnjë veprim apo pasojë në rast se kjo nuk i përgjigjet pozitivisht lutjes së opozitës. Siç e shihni, fyerjet ndaj nesh janë një radhë e gjatë. Ne ndjehemi të ofenduar veçanërisht nga indiferenca dhe plogështia e shtetit amë, Republikës së Shqipërisë, sepse ajo e ka për detyrë kushtetuese dhe morale e kombëtare të bëhet gardiane e pjesëtarëve të kombit të saj kudo ku ata janë pre e sulmeve, propagandave apo fyerjeve nga ana e institucioneve zyrtare të një shteti të huaj. Për shtrembërimet shkencore dhe fyerjet në drejtim të bullgarëve nga institucionet e MV fletzëshëm vetë Sofja zyrtare, KM Borisov, ministria e PJ Zaharievaapo z. Karakatçov si ministër i mbrojtjes dhe jo qytetarët e thjeshtë. Dhe kjo i bën nder shtetit dhe kombit bullgar. Maqedonasit kanë vuajtur gjithmonë nga kompleksi i origjinës. Këtë gjendje psikologjike nuk mund tëmos e vësh re kur psiko–analizon shtatoret e shën Kirilit dhe Metodit apo të shën Klimentit e të tjeradhe shikon se si këmbët e tyre janë bërë në formë të rrënjëve që lëshohen teposhtë piedestalit. Këtë kompleks që u shkakton një boshllëk identiteti ato e kompensojnë me inxhinierungun e realiteteve stereotipike të Tjetrit, të dehumanizimit të shqiptarit të prapambetur, të zbritur nga mali, ardhacak, shqiptarit jo autentik, apo bullgarit fashist e me fizik të deformuar etj. Vetëdija maqedonase i ka lënëvendin kompleksit maqedonas. Në vend të polisit, qytezës, ata kanë projektuar një shesh të madh xhirimi, njëCinecittà të emërtuar Skopje 2014.

Sipas Jush, cilat janë masat e nevojshme për zgjidhjen e këtij problemi dhe a kanë partitë shqiptare strategji të qarta në këtë drejtim?

Nëse duam t’u shkojmë deri në fund dhe t’i kuptojmë botëkuptimet politike, historike dhe kulturore të klasës politike dhe elitës intelektuale dhe artistike të maqedonasve të kohës, nuk mund të anashkalojmë ndikimin që kanë ushtruar mbi ta kurrikulat dhe librat shkollorë të dekadave të fundit. Pra nëse duam të racionalizojmë simpatitë dhe epjen kulturore ndaj popullit serb dhe paragjykimet dhe urrejtjen që po shpërfaqet ndaj bullgarëve dhe sidomos ndaj shqiptarëve, duhet patjetër që të shpjegojmë indoktrinimin didaktik dhe sistematik që buron nga sistemi arsimor. Klasa politike, të udhëhequra nga Gruevski dhe Zaevi, janë pjellë e hegjemonisë kulturore serbomadhe. Ajo është produkt dhe njëkohësisht ricikluese të këtyre mendësive serbofile nga njëra anë, dhe antibullgare dhe antishqiptare nga ana tjetër, dhe që do të nxisin vazhdimisht kriza të thella politike në vend. Maqedonia e Veriut, përmes sjelljes së elitës së saj politike na shtyn pa reshtur të mendojmë se ajo është mbetja e vetme e projektit jugosllav. Sa më shumë që politikat zyrtare imagjinojnë identitetin e tyre, aq më shumë lënda e kësaj imagjinate është fyerje, aq më shumë është ndjekëse e politikës së Beogradit, aq më shumë ajo prodhon racizëm ndaj përbërësve të tjerë etnikë të këtij shteti. Për fat të keq, kundër kësaj klase politike, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të asnjë instancë politike dhe akademike, për aq sa kam dijeni, nuk kanë strategji dhe as alternativë, aq më pak ndonjë vizion të qartë, jo vetëm lidhur me problemin në fjalë, por për asnjë çështje madhore që ka të bëjë me ta në kuadër të vendit apo rajonit. Dhe ekuilibri i brishtë mes heshtjes afatgjatë të shqiptarëve dhe racizmit këmbëngulës të elitës maqedonase, krijon një situatë që nuk i ngjan aspak stabilitetit. Sidoqoftë, nëse ka vullnet të mirë, problemi i kësaj natyre zgjidhet shpejt e me pak mund. Bota njeh praktika të eksperimentuara tanimë për harmonizimin e librave shkollorëduke ngritur komisione të përbashkëta. Kësi komisionesh janë ngritur ta zëmë midis Gjermanisë dhe Izraelit, apo Gjermanisë dhe Polonisë për përpilimin e historisë, gjeografisë, etj. Një komision i tillë këtu mund të formësohej midis Institutit të historisë të Universitetit Kiril dhe Metodij dhe Katedrës së historisë e Universitetit të Tetovës, apo edhe Institutit tëtrashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve, të cilët do të ishinhallka e fundit e procesit të botimit të një libri shkollor. Në këtë mënyrë ne do të kishim një adresë të saktë të përgjegjësve kompetentë. Në MV veprojnë aktualisht komisione të tilla binacionalemidis MV dhe Greqisë, ndonëse në MV nuk jeton asnjë grek, që harmonizojnë përmbajtjen e librit shkollor. Kjo tregon se me një shtet tëkonceptuar në mënyrë të tillë nga zyrtarët e vet maqedonas, sjellja zemërgjerë nuk bën asnjë punëdhe nuk ka asnjë vlerë.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet regjistrimi i popullsisë në pranverë, por refuzimi i ndryshimeve të ligjit për shtetësi, me të cilat duhej të lehtësohej mënyra e marrjes së shtetësisë, a përjashton shumë qytetarë prej këtij procesi?

Çka thamë më sipër dëfton edhe faktin se shteti i Maqedonisë së Veriut lëngon nga mungesa e kohezionit social. Përbërja etnike e vendit nuk korrespondon me rendin unitar kushtetues. Mbijetesa e këtij shteti kësisoj, do të varet gjithmonë nga dominimi i theksuar i njërës etni mbi tjetrën. Ky dominim manifestohet përmes numrave. Ne shqiptarët quhemi populli që flet gjuhën mbi 20% që është e ndryshme nga ajo maqedonase. Pra politika maqedonase veriore i ka vënë njëprag sasior ekzistencës demografike të shqiptarëve. Dua të them, se klasa (etnia) dominuese nuk do të ndërmarrë asnjë ndryshim të kornizës ligjore që do të kërcënonte këtë raport asimetrik. Për pasojë, Maqedonia e Veriut e ka vetëpërcaktuar natyrën si shtet që mbijeton dhe mbahet në këmbë mbi themelet e pabarazisë dhepadrejtësive sociale. Në këtë aspekt duhen përmendur privilegjet që gëzon komuniteti sërb që përbën realisht 0.5% të popullsisë dhe në kushtetutë ka statusin e bashkësisë njësoj si shqiptarët që janë mbi 30%. Kësaj pakice të privilegjuar, KM Zaev i premtoi së fundmi që serbishtja do të futet si gjuhë zgjedhore nëpër shkollat e vendit, njësoj siç është premtuar për shqipen. Nga ana tjetër, nëse në 20 vitet e fundit janë dhënë rreth 100 mijë pasaporta bullgare për qytetarët e MV, dhe nëse supozojmë se çdo posedues ka të paktën një familjar, sot, në MV duhet të jetojnë rreth 10% bullgarë. Këta qytetarë nuk do të kenë grafën e tyre në formularët e regjistrimit. Serbët me 0.5% po.Pra politika e elitës maqedono-veriore ka dhe mundësinë tëprojektojë mbi përbërësit etnikë të shtetit të MV-së hierarkinëraciale.

Në javët e fundit flitet për rënien e koalicionit qeverisës dhe për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut. A ka gjasa që kjo të ndodhë?

Nga viti 2006 asnjë qeveri nuk ka pasur asnjë mandat të plotë katër vjeçar. Nga ajo që u tha më sipër,këtij shteti i mungon bazamenti dhe premisa për të pasur një stabilitet politik afatgjatë. Qeveritë do të jenë gjithmonë të brishta dhe do tëpërpiqen të garantojnë dhe reflektojnë vetëm interesat e grupeve tëngushta klanore dhe oligarkike, por kurrë të shtetit dhe popullit në mungesë të Maqedonisë së Veriut.Aktualisht, nuk duket në horizont që dikush do të ketë vullnetin dhe guximin për ndryshime pozitive, andaj vështirë se priten ditë më të mira. Nuk mund të pritet pra shumë prej një shteti qëpakëson dhe denigron pothuaj gjysmën e popullsisë së vet.

A mendoni se fitorja e Lëvizjes “Vetëvendosje” mund të sjellë ndryshime edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut?

Një nga pasojat e rënda që kanë vuajtur shqiptarët në regjimin komunist jugusllav (lexo serb) ka qenë eliminimi i elitës shqiptare politike, intelektuale dhe ekonomike. Elita që u ngrit rishtas pas luftës në Kosovë ka qenë shumë agresive, e dhunshme dhe tejet abuzive me pasurinë kombëtare. Lëvizja Vetëvendosje! (LV) është një lëvizje politike e përbërë kryesisht nga brezi i millenials, pra vajza e djem të këtij mileniumi. Dhe ta tërheqësh këtë brez të smartphonëveaktivisht në politikë, duhet të jesh vërtet shumë i mirë dhe joshës. LV jep shpresë sepse arriti të përmbysë me mjete demokratike (që është diçka jashtëzakonisht e guximshme) këtë elitëpolitike të përbërë nga komandantë lufte dhe funksionarë të vjetër të Jugosllavisë që ishte varur si me kanxha pas pushtetit dhe po i thithte gjithë energjitë pozitive vendit.Ky triumf i saj sot shërben si një storie suksesi që frymëzon jo vetëm të rinjtë shqiptarë të MV, por edhe më gjerë. LV ka treguar se ka vullnet dhe vizion jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin.Albin Kurti, lideri i saj, në shumë raste ka vënë theksin dhe ka favorizuar aleancat e reja ballkanike midis shqiptarëve, bullgarëve dhe kroatëve në Ballkan dhe Gjermanisë në Evropë. LV ka fituar fuqishëm edhe në rrafshin ideologjik. Ajo nuk fitoi as me populizëm e as me ndonjë ndjenjëshovine ndaj regjimit të korruptuar, por me program social-demokrat tëthelluar. Fitorja e saj ka patur njëjehonë shumë pozitive në Evropë . Tjetra, LV ka kundërshtuar vazhdimisht projektin të quajtur Minischengen, ku bën pjesë Serbia, Shqipëria e Edi Ramësdhe Maqedonia e Veriut. Ky është një projekt i Vuçiqit dhe i hartuar vetëm për interesat e Serbisë. Përfshirja e M. së Veriut në këtë projekt u bë vetëm për ta larguar atë nga sfera e ndikimit Bullgar dhe për ta afruar me Serbinë. Ky është një gabim i pafalshëm i Edi Ramës, që u kushton shumë shqiptarëve. Le ta them pak ndryshe: Me lidhjen e tij tëfuqishme me Vuçiqin, Edi Ramakërkon të dobësojë rolin e Kosovës në rajon. Me anë të lidhjes me Zaevin, kërkon të fusëmes Maqedonisë dhe Bullgarisë një vakum që mbushet me ndikimin ruso-serb. Me anë të Minishengenit, marrëveshja Vuçiq-Rama kërkon të shtyjë edhe me larg prej Ballkanit Bashkimin Evropian. Ndaj kësaj politike duhet të krijohet njëbashkëpunim i pjekur mes vendeve që nuk kërkojnë tëkrijohen kuti të errëta brenda Ballkanit. Në këtë aspekt, vlerësoj se shteti Bullgar te Lëvizja Vetëvendosje do të gjejë një partner bashkëpunimi të kthjellëtdhe serioz.