Qytetarët ankohen për çmimin e biletave në transportin urban

Me 50 denarë qytetarët mund të udhëtojnë në një drejtim me autobusët e transportit publik.

Marketing

Javën që lamë pas, NQP Shkup lëshoi në përdorim biletat njëdrejtimëshe të cilat mund të blihen në shitoret e NQP-së por edhe nëvetë autobusët. Ky çmim sipas qytetarëve të anketuar nga TVM2 është i lartë. Standardi jetësor është i ulët, andaj edhe ky çmim nuk është i volitshëm, thonë qytetarët. Madje ato më me levërdi e shohim udhëtimin me taksi, se sa me autobusë.

“50 denarë për një drejtim shumë është. Me rrogat tona shumë është”…

“Shtrenjtë është, kush hyp? Askush. 50 denarë me taksi shkoj deri në Çair apo deri në Shutkë. Shtrenjtë është shumë. Ska autobusë. Po vonohemi nuk po mundemi të arrijmë me kohë në punë”…

“ Kjo është mirë sepse jo të gjithë munden të gjinden, të paguan biletë, nuk e dinë ku është pika për të blerë bileta. Mirëpo çmimi prej 50 denarë më duket pak si i shtrenjtë”…

“Nuk është mirë kjo. Shtrenjtë është”….

“Për ne pensionerët është lirë 300 denarë, kur kjo 50 denarë për një drejtim nuk është edhe shumë shtrenjtë.”- thanë qytetarët për TVM2.

Nga NQP-Shkup dhe nga Qyteti i Shkupit disa herë kanë sqaruar se çmimi i pakove 250 denarë për 10 vozitje dhe 105 denarë për tre vozitje do të mbetet i njëjtë. Kurse biletat një drejtimëshe nëpër autobusë janë bërë më shumë për turistët si dhe për ata që dëshirojnë të udhëtojnë vetëm për një drejtim.

Marketing