Qytetarët ankohen për mungesën e barnave me recetë

Ankesa të shumta të qytetarëve mbi mungesën e ilaçeve nëpër barnatoret e vendit. Barëra ka, por ato nuk janë të disponueshme për qytetarët që të merren me recetë. Të njëjtat, qytetarët mund t’i marrin vetëm deri në datën 15, ndërkaq pas kësaj date, qytetarët mund të pranojnë terapitë e tyre vetëm nëse i paguajnë.

Marketing

“Duhet të ketë gjithmonë, nuk e di çka është puna a manipulojnë apo jo. Duhet të bëhet diçka, nuk e di a vetë barnatoret e bëjnë këtë gjë që të përfitojnë, që edhe nëse kanë sasi më shumë të na i paguajmë me një çmim që kanë llogari”.

“ Vetëm nga data 1 deri me datën 10 nëse mbërrin t’i marrësh i merr, nëse jo nuk ka pastaj. 2:48 Duhet rregullisht të kemi, mos të endemi nëpër barnatore duke kërkuar, herë te njëra herë te tjetra. Pse kjo të mos jetë në listën pozitive?! Kjo është ilaç për zemrën dhe për shtypjen e gjakut është e kombinuar, rregullisht i përdori dhe rregullisht i paguaj me recetë”.

“Pas datës 15 nuk gjejmë, por deri me 15 i marrim me recetë ilaçet. 4:25 Marr ilaçe për dijabetin si dhe për shtypjen e gjakut Enap, i gjej këto me recetë por deri me datën 15”.
Ministri i Shëndetësisë njoftoi se nga fillimi i vitit të ardhshëm do të fillojë të funksionojë modeli i ri i kuotave të barnatoreve të vendit. Kjo do të thotë të zgjidhet problemi me mungesën e ilaçeve nëpër barnatore.

Tanimë ka një model i cili duhej të ishte implementuar deri më tash, megjithatë u prolongua për një kohë për shkakun se mendohej që të funksiononte absolutisht në të gjitha barnatoret dhe jo vetëm te disa. Me të vërtetë në disa zona ka koncentrim të madh të barnatoreve ndërkaq në disa vende më të largëta një barnatore përfshin territor të madh. U gjet një model i cili së shpejti do të implementohet, diku nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe mendoj se përfaqësuesit e Fondit Shëndetësor do të dalin dhe do t’i tregojnë të gjitha ndryshimet që do të bëhen”- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Muaj më parë drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor nuk përjashtoi mundësinë që barnatoret të bëjnë keqpërdorime me barërat ndërsa shtoi se mënyra e vetme për të ndaluar keqpërdorimet e eventuale është sistemi elektronik i integruar përmes kyçjes së të gjitha institucioneve shëndetësore, i cili është paraparë të zbatohet brenda 2-3 vitesh.

Marketing