Qytetarët e Llokës, të zhgënjyer nga Petre Shilegov, do të protestojnë para Qytetit të Shkupit

Qytetartë e vendbanimit Llokë po humbin durimin nga premtimet politike dhe pritjet, për ndërtimin e urës, nga ana e Qytetit të Shkupit. Bashkësia Lokale e këtij vendbanimi, do të kalojë në veprimet më të ashpra, ku paralajmërojnë organizimin e një proteste në Bulevardin “ Partizanski Odredi”, në dalje të Shkupit dhe në hyrje të autostradës Shkup-Tetovë.

Marketing

Bashkësia Lokale e këtij vendbanimi, deri më tani ka dorëzuar disa kërkesa me nga 500 nënshkrime deri te Qyteti I Shkupit, por deri më tani nuk ka një përgjigje se kur o të fillojë ndërtimi I urës. Kjo situatë është bërë më alarmante dhe ka ngjallur revolt më të madhe është se para disa muaj ka pësuar një grua e cila është rrëzuar nga ura dhe më parë kanë pësuar edhe qytetarë tjerë.

“Protesta është çështje ditësh se kur do të zhvillohet, por Bashkësia Lokale e Llokës, kërkojnë mbështetje dhe solidarizim nga vendbanimet tjera, që protesta të jetë sa më e madhe që e efekti të jetë më I shpejtë. Jemi të revoltuar tej mase me premtimet e kryetarit Petre Shilegov. Nuk duamë që të pësojë ndonjë qytetarë tjetër I Llokës që të bjer nga ura. Këtu problemet zgjidhen vetëm me protesta, njëherë do të protestojmë në rrugë, ndërsa herën e e dytë do të shkojmë para Qytetit të Shkupit”, u shprehen nga Bashkësia e Llokës.

Kryetari I Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në takimin që realizoi me qytetarët e Llokës, ju patë premtuar qytetarëve të Llokës se do ta ndërtojë urën gjat vitit të parë pasi ta marë mandatin. Ndërtimi I urës nuk është I përfshirë edhe në buxhetin e Qytetit të Shkupit, për vitin 2019, që nënkupton se edhe këtë vit kjo urë nuk do të ndërtohet.

Kryetari I Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në komunë të Sarajit, mori 9200 vota, por gjatë takimeve që realizoi me qytetarët premtoi shumë projekte në territorin e komunës së Sarajit, koritën e Lumit Vardar, asfaltimin e rrugëve bë Sfillare të Epërme, Kondovë si dhe projekte tjera të nivelit lokal.