Qytetarët e Maqedonisë kryesojnë për armatim në nivel botëror

Maqedonia renditet e 12-ta nga 230 vende të marra në studim nga qëndra e sondazhit ‘Sondazhi për armë të lehta’ me qendër në Gjenevë.

Marketing

Shkalla e posedimit të armëve të zjarrit nga personat civilë në Maqedoninë e Veriut, është rreth 30%, ose vlerësimi është se në vitin 2017 në vend me 2,083 milionë banorë ka rreth 621,000 armë të lehta në mesin e qytetarëve, ku disa nga to janë legale dhe disa të tjera ilegale.

Vlen të theksohet se pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001, luftë e nisur nga shqiptarët e Maqedonisë për të arritur bashkimin me Kosovën dhe me Luginën e Preshevës, ku po luftonin forcat e UÇPMB-së në malet e Karadakut, me Marrëveshjen e Ohrit, shumë shqiptarë edhe pse me demilitarizimin e ushtrisë çlirimtare kombëtare dhe me dorëzimin e armëve, posedonin ende arsenale të panumërta armatimesh.

10 vendet me sasinë më të madhe të armëve të vogla në duart e civilëve janë: SHBA 393,3 milion, India 7110000, Kina 4970000, 439000 Pakistan, Rusia 1760000, 17.5 milion Brazil, Meksikë 16.8 milionë, Gjermani 15.8 milionë, Jemeni 14.9 milionë dhe Turqia 13.2 milionë.

10 vendet në bazë të përqindjes së pronësisë së armëve nga qytetarët sipas sondazhit janë: SHBA 120,5 %, 52.8 % Jemen, Mali i Zi dhe Serbia me 39.1 %, Kanada dhe Uruguai nga 34.7 %, Qipro 34 %, Finlanda 32.4 %, Libani 31.9 % dhe Islanda 31.7%.

Marketing