Qytetarët e Maqedonisë përmes internetit kanë shpenzuar 133,7 milionë euro

Qytetarët e Maqedonisë vitin e kaluar kanë shpenzuar 133.7 milionë euro online që është për 23.8 milionë euro ose 17.8 për qind më shumë se vitin e kaluar. Më shumë kanë blerë nga faqet e huaja të internetit, por gjithashtu janë blerë edhe produkte nga e-dyqanet e vendit nga jashtë.

Marketing

Analiza e Asociacionit të Maqedonisë për e-tregti tregon se gjatë vitit 2018 qytetarët kanë fituar më shumë besim në e-tregti dhe online porositë dhe se ka rritje të numrit dhe vlerës së transaksioneve me karta vendore online drejtë tetarëve online vendor dhe të huaj.

“Pjesa më e madhe po 64 për qind e vlerës së transaksioneve të realizuara me kartela pagesore të dhëna në vend janë dhënë jashtë vendit gjegjësisht janë realizuar drejtë tregtarëve jashtë, ndërsa 36 për qind e transaksioneve janë realizuar drejtë online tregtarëve në vend.

Gjatë vitit 2018 të huajt dyfish e kanë rritur numrin e transaksioneve të bëra online ndaj dyqaneve online të Maqedonisë.

“Poseduesit e kartelave pagesore të dhëna jashtë vendit dukshëm kanë rritur numrin dhe vlerëstëe transaksioneve online. Numri i transaksioneve online të realizuara në vitin 2018, në favor të vende virtuale për shitje në vend, u rrit me 132 për qind krahasuar me 2017. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për e-shitësit e Maqedonisë është se gjatë 2018 janë realizuar gjithsej 120,291 transaksione nga poseduesve të kartave të pagesës nga ana e bankave të huaja në favor të tregtarit të brendshëm ose shprehur me vlerë gjithsej 5.4 milionë euro kanë hyrë në Maqedoni në emër të online blerjes, që paraqet rritje prej rreth 78 për qind krahasuar me vitin 2017. Ndoshta, pjesë të madhe në këto transaksioneve kanë njerëzit e zhvendosur nga shteti që blejnë produkte apo shërbime në vend, por në çdo rast kjo normë ka shënuar ndikim pozitiv në ekonominë e Maqedonisë, thonë nga Asoacioni.

Në pajtueshmëri me numrin e pajisjeve të vendeve virtuale për shitje (ueb faqja për e-tregti), në përfundim me 31.12. 2018 në Republikën e Maqedonisë së Veriut aktive janë 871 vende të shitjes Bëhet fjalë për sqarojnë nga Asociacioni, për vende shitje aktive të regjistruara të cilat janë paraqitur nga ana e pesë bankave që për momentin ofrojnë e-tregti si pjesë e shërbimeve.

Marketing