Qytetarët e Maqedonisë së Veriut ia msynë Turqisë dhe Egjiptit (FOTO)

 

Antalia në Turqi dhe Hurgada në Egjipt sivjet janë top-destinacionet që në periudhën e verës do t’i vizitojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Interesi për Greqi është më i vogël dhe tradicionalisht kërkohen apartamente ose hotele nga rangu më i ulët.

Marketing

Agjencitë turistike me të cilat ka kontaktuar MIA thonë se sivjet për 20 deri në 30 për qind është më i madh interesi për të shkuar në pushim në Antali dhe në Hurgada për shkak të asaj që aranzhmanet lëvizin prej 400 euro e më shumë, ndërsa në to është përfshirë akomodimi në hotel me katër ose pesë yje në bazë “all inclusive” me transport të përfshirë me aeroplan, ndërsa edhe po aq janë edhe çmimet e aranzhmaneve për hotele me tre yje në bazë gjysëm pansion.

Interesant është që sivjet pak janë rritur çmimet për Turqi,por,siç theksojnë nga agjencitë, ka interes sepse çmimet ende tërheqëse për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Nga shtetet tjera atraktive për pushime verore janë edhe Spanja, Mali i Zi dhe Kroacia, ndërsa nga arnazhmaneve eksluzive më të kërkuara janë Maldivet, Bali dhe Kuba.