Qytetarët, më shumë informacione për referendumin: Ti hapet rrugë integrimit në BE dhe NATO

Pas marrëveshjes për emrin, kuvendi republikan shpalli mbajtjen e referendmit më 30 shtator. Me këtë rast qytetarët do të kenë mundësi të përgjigjen në pyetjen “a jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Marketing

Në pyetjen se sa janë të informuar rreth referendumit, qytetarët thonë se kanë mungesë informacionesh më të detajizuara lidhur me referendumin, por theksojnë vullnetin e tyre për integrim të vendit në BE dhe NATO”

Po jemi të informuar, duhet me dal në referendum dhe me than po për Europë dhe NATO, ska asgjë tjetër”.

“Po të hym në Europë, apo jo, duhet të hymë në Europë. Tani reagojnë gjoja do nderrohet emri, nuk di çfar të them, ndërsa të rinjtë po largohen në Europë, gjë që tregon se edhe ne duhet të hymë në Europë, përderisa vazhdimisht e kërkojmë Europën, le të vije Europa edhe te ne”.

“Jo mjaftueshëm të informuiar. Tani në referendum faktikisht ka dy pyetje, cilës t’i pergjigjemi dhe si, kjo është çështja, mendohemi. Të gjithë jemi për Europë dhe NATO, ndërsa për emrin është çështje delikate për mua si maqedonas. Per këtë pritet të shohim, gjithsesi, në njëfar mënyre do të mendojm edhe për këtë çështje, varësisht se a do të dalin qytetarët në referendum”.

“Me referendumin, inshallah mendojme më mirë të bëhet. Do të përgjigjem që sa më mirë jetën ta kemi. Pas referendumit duhet të shkojme në NATO, në Kombe të Bashkuara, në Europë, për rininë, se për ne çka kemi kalu, e dimë çka ka kalu, por për rininë duhet më mirë të jetë”.

“Nuk më intereson politika, në përgjithsi”.

“Po jam e informuar, por nuk preokupohem me politikë, mendimi im është se çështja varet nga forcat e mëdha, ne sado që të votojmë me daten 30, ajo çfar kanë vendosur forcat e mëdha do të jetë përfundimtare, ne jemi peshk i vogël” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2 lidhur me referendumin.

Qëndrim i përbashkët i qytetarëve është se pas referendumit pritet përshpejtim i integrimit të vendit në BE dhe NATO.

Marketing