Qytetarët mirëpresin shënimin e vizë bardhave në Saraj

Rrugët e Sarajit po marrin pamjen e një rruge të mirëfilltë.
Ngjyra e bardhë ka filluar të dominojë nëpër rrugët e Sarajit.

Marketing

Pasi TV21 alarmoi para dy ditëve për rrezikun që u kanoset fëmijëve të kësaj ane duke kaluar rrugën, komuna mori iniciativë për të vizatuar zebrat.

Banorët shprehen të kënaqur me aktivitetin e komunës por thonë se nuk mjafton vetëm një herë të bëhen zebrat por ato duhet më shpesh të lyhen me ngjyrë.

“Vizë bardhat janë puna më e mirë që bëhet, kjo rrugë është e frekuentuar shumë, dhe kjo është rruga e vjetër për në Tetovë. Këto vizë bardha duhet çdo vit të përsëriten dhe më shumë, me vizë bardha tregohet ku duhet të kalojnë këmbësorët dhe ku duhet të kalojnë makinat. Duhet me pas edhe shenjat e komunikacionit, që tregojnë se në afërsi ka vizë bardha, pa ato asgjë nuk bëhet”.

Një banor tjetër tha se deri më tani fëmijët që kanë kaluar rrugën kanë qenë në rrezik.

“Mendoj se është ndërmarrë një vendim i duhur nga Komuna e Sarajit, deri tani fëmijët tanë kanë qenë të pasigurt si dhe qytetarët posaçërisht tani mendoj se është ndërmarrë një vendim i duhur, dhe do të jetë më sigurt për të gjithë ne”.
Lyerja me ngjyrë e vendkalimeve ka filluar prej në hyrje të Sarajit. Ndërsa pritet që nesër lyrja e zebrave të arrij edhe para shkollës fillore “Ditura”.

Marketing