Në 34 departamente të Drejtorisë për prona dhe punë juridike në gjithë Maqedoninë mund të parashtrohen kërkesa për privatizimin e tokës ndërtimore, njofton Zhurnal.

Zyrat janë të hapura për pranim të kërkesave çdo ditë pune, nga ora 7 e 30 minuta deri në ora 16 e 30 minuta.

Përndryshe, pas ndryshimeve të fundit të Ligjit për privatizim dhe blerje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, u prolongua afati për dorëzimin e kërkesave për privatizimin e tokës ndërtimore.

Kërkesat dorëzohen në departamentet rajonale në komunat ku ndodhet toka shtetërore për tu privatizuar.