Qytetarët nuk i besojnë gjyqësorit, mbi 150 aktvendime në Gjykatën e Strasburgut

“Nga gjithsej 1.014 aktvendime të sjella në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg për vitin 2018, 12 prej tyre janë raste nga Maqedonia, dhe për të gjitha këto është konstatuar se ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut ose mosrespektim të Konventës Evropiane. Kjo gjithashtu është edhe dëshmi e mirë për kritikat e komunitetit ndërkombëtar gjatë viteve të kaluara në lidhje me gjyqësorin në Maqedoni”, tha Armend Gashi- Gazetar Tv21.

Marketing

Ish-gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, Margarita Caca Nikollovska shprehet se kërkesat e qytetarëve për të gjetur drejtësinë në Gjykatën evropiane, flet për atë se sa qytetarët i besojnë gjyqësorit në Maqedoni.

“Vetë kërkesa që Gjykata Evropiane të veprojë në lidhje me disa procedura nuk tregon se ka problem në lidhje me vendimet e sjella. Një palë është gjithmonë e pakënaqur. Megjithatë problemi është se tek të gjitha këto 12 lëndë Gjykata ka hasur shkelje të disa të drejtave nga Konventa. Gjetja e këtyre shkeljeve është bazë për rritje të mosbesimit të qytetarëve tek sistemi ligjor i Maqedonisë”, u shpreh Margarita CACA NIKOLLOVSKA, ish Gjykatëse NË Gjykatën e Strasburgut.

Caca-Nikollovska shprehet se numri i rasteve të hapura në Gjykatën në Strasburg nga qytetarë të Maqedonisë, është shumë i madh. Ndërsa shton se duke pasur parasysh numrat konkret, niveli i sundimit të së drejtës në Maqedoni është ende në nivel jo të kënaqshëm.

“Numri i lëndëve për të cilat ka vepruar Gjykata për të drejtat e njeriut kundër Maqedonisë, ku është gjetur shkelje e të drejtave të njeriut të cilat janë paraparë në Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut, në raport me numrin e banorëve të Maqedonisë është shumë i madh”, tha Margarita CACA NIKOLLOVSKA, ish Gjykatëse NË Gjykatën e Strasburgut.

Ndryshe në Gjykatën Evropiane që nga themelimi i saj, nga Maqedonia kanë arritur 153 raste, prej të cilave për gjithsej 136 raste është konstatuar se ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut. Vetëm për vitin 2018, në Gjykatën Evropiane në Strasburg për të drejtat e njeriut janë pranuar 36 raste, ndërsa për 15 prej tyre deri tani ka pasur gjykim ose aktvendim.
q

Marketing