Qytetarët të pakënaqur me pushtetin e Vladimir Putinit: Dëshirojmë që Rusia të jetë më e lirë

Rusia rrallë ka qenë jashtë vëmendjes së medieve përgjatë javëve të fundit.

Qoftë nëse sanksionohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrje në zgjedhje, apo kërcënohet me ndëshkim për trajtimin e opozitarit rus Alexei Navalny, Moska është kritikuar vazhdimisht nga udhëheqësit botërorë, raporton BBC.

Derisa përpiqeshin të analizonin lëvizjet e ardhshme të Rusisë, vëzhguesit e Kremlinit janë përplasur me disa pyetje të mëdha: Çfarë dëshiron Rusia? Çfarë po mendon presidenti Putin? Dhe ku po shkon ky vend i gjerë?

Marketing

Për të marrë një pikëpamje nga qytetarët rusë, gazetari Steve Rosenberg udhëtoi 3,200 kilometra për në qytetin Krasnoyarsk në Siberi, për të vlerësuar gjendjen mes qytetarëve rusë.

Në mesin e këtyre është edhe Kseniya Andreyeva, e cila jeton me burrin e saj dhe djalin e tyre Roman.

Andreyeva potencoi se ajo dhe bashkëshorti i saj e shmangin politikën, si dhe nuk vërshojnë rrugëve në protesta, pasi ka frikë se mund të burgoset ose të humbas punën.

“Njerëzit thjesht kanë frikë. Do të dëshiroja që Rusia të jetë më e lirë”, u shpreh ajo, kur u pyet se në çfarë Rusie do të dëshironte që djali i saj të jetonte në të ardhmen. 

Marketing