Qytetari i Manastirit që ndërroi jetë në izolim shtëpiak, është negativ për Kovid-19

Qytetari i Manastirit, i cili gjatë izolimit shtëpiak kishte ndërruar jetë, ka rezultuar negativ për Kovid-19, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

“I ndjeri, i moshës 66-vjeçare, që më 30 mars nga ana e MPB-së, gjatë kontrollit rutinor në izolim shtëpiak, ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Manastir, është negativ në virusin korona. Strishoja i është marrë po atë ditë nga ana e Qendrës për shëndet publik në Manastir dhe është dërguar në Shkup për analiza”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

I ndjeri, kishte qenë në izolim shtëpiak për shkak se kishte ardhur nga Anglia para 14 ditëve. Izolimi duhet të mbaronte më 30 mars, do të thotë ditën që është gjetur i vdekur.

Ka qenë diabetik dhe me hipertension.

Marketing