Qytetet më të shtrenjta për fundjavë

Udhëtimet gjithmonë janë një mënyrë e mirë, për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe për të marrë energji të reja.

Madje shkencëtarët, kanë zbuluar se udhëtimet jo vetëm që shtojnë produktivitetin, por gjithashtu rrisin dhe jetëgjatësinë.

Në vitin 2010, psikologët zbuluan se individët të cilët shfrytëzonin dhe fundjavat, përpos pushimeve të tyre vjetore, ishin më të lumtur.

“Deutsche Bank”, ka analizuar koston e një pushimi gjatë fundjavës në 51 qytete të botës, duke përcaktuar qartë cilat janë vendet më të shtrenjta dhe ato më të lirat.

Analiza u bazua në çmimin e dy netëve në një hotel me pesë yje, ushqimin për drekën dhe darkën, pijet gjatë ditës, si dhe një makinë me qira për dy ditë. Kjo analizë nuk përfshin kostot e fluturimit, përcjell albinfo.ch.

Stambolli, në Turqi është emëruar si destinacioni ideal për të udhëtuar gjatë fundjavës, ku “Deutsche Bank” zbuloi se një fundjavë në qytet do të kushtonte 711 dollarë, kjo është më pak se gjysma e kostos së shpenzimit të një fundjave në Nju Jork City.

Qyteti turk është një shkrirje mes kulturës Lindore dhe asaj Perëndimore, nga muzetë e artit deri tek xhamitë osmane. Sipas Lonely Planet, koha më e mirë për t’u vizituar është në pranverë apo vjeshtë.

10 destinacionet më të lira për një udhëtim gjatë fundjavës

Stamboll, Turqi- ku një fundjavë kushton 711 dollarë

Kuala Lumpur, Malajzi – 754 dollarë

Johannesburg, Afrika e Jugut – 768 dollarë

Manila, Filipine – 779 dollarë

Lagos, Nigeri – 840 dollarë

Bangalore, Indi – 846 dollarë

Nju Delhi, Indi – 864 dollarë

Mumbai, India – 900 dollarë

Rio de Janeiro, Brazil – 900 dollarë

Lisbonë, Portugali – 960 dollarë

Ndërsa, në anën tjetër, qyteti italian, Milano u emërua si destinacioni më i shtrenjtë. Një fundjavë në Milano do të kushtonte 2.706 dollarë sipas “Deutsche Bank”, duke e bërë atë 66% më të shtrenjtë se një pushim në fundjavë në Nju Jork.

10 destinacionet më të shtrenjta për të pushuar gjatë fundjavës

Itali, Milano – 2,706 dollarë

Kopenhagë, Danimarkë – 2.120 dollarë

Cyrih, Zvicër – 2,104

Madrid, Spanjë – 2,085 dollarë

Vjenë, Austri – 2,067 dollarë

London, Mbretëri e Bashkuar – 2,049 dollarë

Romë, Itali – 1926 dollarë

Kajro, Egjipt – 1911 dollarë

Oslo, Norvegji – 1,878 dollarë

Paris, Francë – 1.799 dollarë