Qyteti i Shkupit aktivizon masat urgjente kundër ndotjes: transport falas publik, ndalesë të punimeve ndërtimore dhe parkim më të shtrenjtë

Qyteti i Shkupit, duke filliuar sonte nga ora 18:00 , aktivizon masat urgjente kundër ndotjes: transport falas publik, ndalesë të punimeve ndërtimore dhe parkim më të shtrenjtë .

Marketing

Sipas të dhënave të Sistemit automatik shtetëror për monitorimin e cilësisë së ajrit ambiental dhe parashikimit të motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, siç qëndron në kumtesën e Qeverisë, pragu i alarmimit për PM10 (tejkalimi i vlerës prej 175 mg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme) i definuar në Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin ambiental dhe pragun e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlerën kufitare dhe qëllimet afatgjate (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 183 nga 14.12.2017) është tejkaluar në pikat e matjes në Shkup – Karposh dhe Lisiçe dhe Tetovë.

Në kumtesë thuhet se në pajtim me konstatimet e procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur më 28 nëntor 2017, për Qytetin e Shkupit dhe Tetovën hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Ata obligohen t’u rekomandojnë të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) t’i lirojnë prej detyrave të punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç si dhe personat me astmë kronike, infarkt të pësuar miokard ose goditje në tru, pa dallim të moshës me rekomandimin e mjekut amë. Të gjitha subjektet juridike (punëdhënësit) ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat të cilët punojnë në qiell të hapur të punojnë prej orës 11.00 deri në orën 17.00.

Rekomandohet të mos organizohen ndeshje sportive dhe manifestime të tjera kulturore në qiell të hapur, si dhe të sigurohen kushtet për aktivitete më të shpeshtuara të shërbimeve të ndihmës mjekësore emergjente, vizitës në shtëpi dhe shërbimit për patronazh.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i detyron të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe SHA në pronë shtetërore, si dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale ta ulin (deri në 50 për qind) përdorimin e automjeteve zyrtare.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Shtëpinë e Shëndetit dhe Njësitet e Vetëqeverisjes Lokale të sigurojnë pika për strehimin dhe akomodimin e personave të pastrehë dhe t’u japin mbështetje personave të moshuar dhe të vetmuar përmes vizitave të organizuara.

Ministria e Shëndetësisë, qëndron në kumtesën e Sektorit Qeveritar për marrëdhënie me opinionin, ta obligojë Shërbimin për ndihmë mjekësore emergjente t’i dorëzojë ISHP raport për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës/ kodin e MKB10, gjininë, moshën, vendbanimin/komunën), për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmante të ajrit në bazë ditore deri në përfundimin e episodit dhe një javë pas përfundimit.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor duhet të përgatisë dhe dorëzojë rekomandim deri tek Impiantet që posedojnë A leje për uljen e kapacitetit të prodhimit (deri në 50 për qind) me çka prej kësaj mase do të shkyçen instalimet të cilat prodhojnë energji solare apo elektrike.

Njësitet e Vetëqeverisjes Lokale obligohen t’i zbatojnë masat e rregulluara në planet afatshkurtra ose masat afatshkurtra të sjellja me Këshillat e komunave.

Kompanitë e ndërtimit kanë për obligim të përdorin ujë për zvogëlimin e pluhurit gjatë aktiviteteve ndërtimore (spërkatje, larjen e gomave para daljes prej sheshndërtimit, ndërsa makinerinë ndërtimore si ekskavatorë të dërgohen në sheshndërtime deri në orën 7:30 të mëngjesit. .

Marketing