Qyteti i Shkupit i publikoi projektet e mbështetura nga kultura për vitin 2019

Janë përzgjedhur fituesit nga Konkursi për financimin e manifestimeve, projekteve dhe krijimtarisë në kulturë për vitin 2019, që Qyteti i Shkupit e publikoi më 15 tetor të vitit 2018.

Marketing

Qyteti i Shkupit i kumtoi projektet e mbështetura, të përzgjedhura nga 411 aplikacione të arritura. Janë vlerësuar nga gjashtë komisione profesionale, të përbëra nga përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit dhe nga institucionet e kulturës në kryeqytet.

“Ata vendosën që Qyteti i Shkupit të mbështesë 231 propozim-projekte, gjegjësisht 56 për qind nga fletëparaqitjet e arritura. Nga të mbështeturat, 46 janë nga arti muzikor dhe artet ekspozuese, 43 nga sfera e arteve vizuale dhe arti i mediumeve të reja, 54 projekte nga veprimtaria botuese dhe nga ajo e bibliotekës, 13 nga veprimtaria e muzeut dhe promovimi i trashëgimisë kulturore dhe 29 projekte të cilat përfshijnë bashkëpunim ndërkombëtar”, informon Qyteti i Shkupit, që për konkursin ka ndarë 16 milionë denarë.

Projektet që do të realizohen në gjuhët e komuniteteve mbështeten me 29 për qind nga gjithsej buxheti i paraparë. Qyteti i Shkupit kumtoi se këtë vit theks i veçantë është vendosur në mbështetjen e projekteve rinore dhe studentore. .

Marketing