Qyteti i Shkupit me fushatë për promovimin e çiklizmit

Në disa lokacione në Shkup këto ditë janë vendosur bilborde që inkurajojnë qytetarët të zgjedhin biçikletën si mjetin më të shëndetshëm, më të shpejtë dhe më të zgjuar të transportit në qytet. Fushata është realizuar nën moton “Çiklizëm është kur ka gjithçka” – më e shëndetshme, më e shpejtë dhe më e zgjuar”.

Marketing

Qyteti i Shkupit punon vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës së çiklizmit në Shkup, ndërsa çdo vit ndërtohen mbi 15 km shtigje të reja biçikletash ose rindërtohen shtigjet ekzistuese të biçikletave. Si rezultat i punës së përkushtuar, këtë vit e kemi tejkaluar gjatësinë e gjithsej 100 km shtigje të çiklizmit në Shkup. Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe lirimit të hapësirës në shtigjet e këmbësorëve dhe biçikletave duke vendosur shtylla mbrojtëse. Në mënyrë plotësuese, në aksion të madh, tërësisht janë hequr bilbordet dhe tabelat reklamuese të vendosura në mënyrë jo të duhur në korsitë e biçikletave në Ringun e Vogël, me çka stimulohet përdorimi i ebiçikletave.

Si një nga masat për të stimuluar përdorimin e biçikletave është ndarja e subvencioneve për qytetarët për të blerë biçikleta, e cila do të realizohet këtë vit, ndërsa thirrja publike duhet të shpallet në periudhën e ardhshme.
Edhe këtë vit, qytetarët do të mund të dorëzojnë llogaritë fiskale për biçikletën e blerë ose trotinetin elektrik nga fillimi i vitit, më saktë nga data 01.01.2021. Mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerë prej 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë. Thirrja do të realizohet sipas principit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”. Në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021, janë paraparë 10 milion denarë për këtë qëllim, prej të cilave 8.5 milion denarë do të jenë për biçikleta, dhe 1.5 milion denarë për trotinet elektrikë.

Fushata për promovimin e çiklizmit të Qytetit të Shkupit përmes së cilës do të promovojmë përfitimet e përdorimit të biçikletës si mjet transporti dhe rekreacioni është një nga aktivitetet e parapara me Planin për avancimin e trafikut të biçikletave 2019-2021.

Marketing