Një shtetase britanike ka shëptuar mrekullisht pasi u rrëzua nga një anije dhe qëndroi për 10 arë në ujë derisa e shpëtuan.

Kay Longstaff, 46 vjeç, ra në Adriatik nga anije në të cilën lundronte duke qëndruar për 10 orë në det dhe doli të shpëtonte vetëm falë yogës dhe këndimit, siç shprehet ajo.

“Rashë nga pjesa e pasme e anijes norvegjeze dhe isha në ujë për rreth 10 orë, këta njerëz të mrekullueshëm më shpëtuan.

Sekreti? Më ndihmuan kurset e yogës, pasi jam shumë në formë”- tha Kay Longstaff.

Ajo është shpëtuar nga rojet bregdetare kroate pasi ka kaluar 10 orë në ujërat e Adriatikut.

Një nga shpëtuesit e saj tha për mediat e huaja se 46-vjeçarja ishte shprehur se kishte kënduar për të mos ndjerë të ftohtin gjatë natës.

Alarmi për zhdukjen e saj nga krocera është lëshuar gjatë natës, pasi është gjetur çanta me pasaportën e saj në bordin e anijes.

Ekuipazhi ka filluar menjëherë kërkimet dhe sipas asaj që raporton DailyMail mjeti ka lundruar disa herë në vendin ku mendohej se mund të ndodhej gruaja, por ka qenë e kotë.

Por fatmirësisht ajo është gjetur më vonë nga rojet bregdetare.