Rabiot: Ronaldo po më ndihmon të përmirësohem

Adrien Rabiot thotë se Cristiano Ronaldo është duke e ndihmuar atë të përmirësohet në Juventus, përderisa vazhdoi duke e lavdëruar portugezin për ndikimin që e ka në skuadrën e kampionit të Serisë A.

Marketing

Mesfushori francez është duke u përgatitur për debutimin me Juventusin në Serie A, të shtunën kundër Parmës. Ai iu bashkua italianëve këtë verë, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin, transmeton Gazeta Express.
Pasi është përshtatur në Torino, mesfushori Rabiot e lavdëroi bashkëlojtarin e tij në Juventus dhe pesë-herë fituesin e Topit të Artë, Ronaldon.

“Kam luajtur shumë këtë verë sepse kisha nevojë të përshtatem me skuadrën. Unë jam duke arritur ta krijoj një lidhje të shkëlqyeshme me Cristiano Ronaldon, sepse ai luan në krahun e majtë”, ka thënë Rabiot.

“Stërvitjet me të më kanë bërë që të përmirësohem shumë dhe prezenca e tij është një gjë shumë e mirë për të gjithë grupin. Personalisht, unë mezi po pres ta fillojë këtë aventurë të re. Ndihem në formë të mirë, kemi punuar shumë”.
“Torino është ndryshe nga Parisi. Është më i vogël, por është qytet i bukur. Unë po ndihem i lehtësuar dhe jam përshtatur shumë mirë. Kjo është e rëndësishme në aspektin e asaj që mund ta jap në fushën e lojës”.

Trajneri i ri, Maurizio Sarri, nuk do të jetë në stolin e Juventusin për dy ndeshjet e para të sezonit të ri, 2019/20, të Serisë A. Ai është duke u rikuperuar nga pneumonia.
Juventusi do të tentojë ta fitojë për të nëntën herë radhazi titullin e Serisë A këtë sezon dhe Rabioti do të jetë njëri ndër të rinjtë që po kërkojnë t’u ndihmojnë bardhezinjve ta arrijnë këtë sukses.

Përveç mesfushorit francez, Juventusi e ka shtuar në skuadër edhe Matthijs de Ligtin, Aaron Ramsey dhe Merih Demiral, përderisa i ka kthyer nga huazimi në Genoa Luca Pellegrinin dhe Cristian Romeron.

Marketing