Rac: Nuk ka dëshmi se ka kërcënime me jetë për Gruevskin në Maqedoni

Analisti politik hungarez Andrash Rac nga “Politikal Kapital” në intervistë për Euronjuz deklaroi se nuk ka dëshmi se jeta e Nikolla Gruevskit është nën kërcënim nëse kthehet në Maqedoni.

Marketing

“Nuk ka asnjë argument të kapshëm publikisht që përkrah pohimin e qeverisë hungareze se jeta e Gruevskit do të jetë në rrezik nëse kthehet, nuk kemi parë provë publike për këtë gjë”, ka thënë ai.

Rac ka shtuar se është legale që qeveria hungareze t’i jep azil ish kryeministrit.

“Por kjo kërkesë u procedua me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe është e rëndësishme të thuhet se vet Gruevski u kontrabandua në tërë Ballkanin nga shërbimet diplomatike hungareze”, ka thënë Rac.

I tërë procesi është i pazakontë dhe kontradiktor si për interesat e Hungarisë si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, ashtu edhe për marrëdhëniet bilaterale me Maqedoninë, ka thënë analisti hungarez.

Marketing