Radev ia uroi fitoren Pendarovskit

Presidenti bullgar Rumen Radev e uroi Stevo Pendarovskin, me rastin e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të Republikës së Maqedonisë të Veriut, njofton BGNES.

Marketing

Radev i dëshiroi sukses dhe guxim presidentit të sapozgjedhur në periudhën, siç theksoi, e cila i paraprinë Maqedonisë së Veriut të përmbush detyra të rëndësishme në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Radev potencoi se Bullgaria mbetet mbështetëse konsistente e europrespektivës së Maqedonisë të Veriut.

“Marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes të dy vendeve tona e hap rrugën drejtë arritjes së këtij prioriteti tonë të përbashkët”, qëndron në letrën e presidentit bullgar.

Radev potencon se Bullgaria pret lidership të presidenti të ri të Maqedonisë së Veriut, jo vetëm lidhur me realizimin e angazhimeve në klauzolat e Marrëveshjes, por edhe për krijimin e frymës së re në marrëdhëniet e ardhshme mes të dy vendeve.

Marketing