Radhët në Kakavijë, Rama: Do të punohet edhe gjatë natës

Kryeministri Edi Rama ka komentuar atë që po ndodh në Kakavijë. Kryeministri shkruan se gjatë gjithë ditës kanë bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Ai shkroi se kanë gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë, dhe do ketë punë dhe gjatë natës.

Marketing

“Gjatë gjithë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim!”, shkruan Rama në Twitter.