Rafael Nadal porosit jaht të personalizuar

Tenisti i njohur, Rafael Nadal, sapo i dhuroi vetes një tjetër jaht luksoz. Ylli i tenisit ka porositur një katamaran “80 Sunreef Power”.

Kampioni i tenisit e ka shprehur gjithnjë dashurinë për detin. Kur shkëputet nga turnetë, ai udhëton shpesh nëpër oqeane me anije miliona dollarëshe.

Muajin e shkuar nxori në shitje jahtin e tij italian, MUC 76, për tre milionë dollarë.

Jahti i ri, 80 Sunreef Power, nuk dihet sa do të kushtojë. Por versioni i mëparshëm, 70 Sunreef Power , është nxjerrë në shitje për 3 milionë dollarë.

Jahti 25 metërsh ofron pamje fantastike nga kuverta.

Teknologjia në kabinën e drejtimit është më e fundit

Pjesa e verandës ka vend edhe për pishina

evn