Ragmi Mustafa uron Ali Ahmetin për fitoren historike

Ish kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka uruar liderin e BDI-së, ALi Ahmetin për fitoren historike të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut 2020 në Maqedoninë e Veriut

Marketing

I dashuri kryetar i BDI-së z. Ali Ahmedi. Ju përcjell urimet më të mira në fitoren historike të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut 2020 në Maqedoninë e Veriut.

Edhe kësaj radhe, jo vetëm BDI por edhe gjithë shqiptarët dolën fitimtarë sepse treguat fuqinë politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Njëherit, uroj që me një bashkëpunim për aq sa është e mundur me subjektet tjera politike shqiptare dhe ato maqedonase të ndërtoni institucionet e vendit që i takojnë periudhës paszgjedhore.

Nuk dyshojmë se në këtë mandat do të avansoni çështjen shqiptare në vendin Tuaj edhe më shumë duke pasur në konsideratë vazhdimisht dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ne jemi në pritje dhe në shpresë të pafund se një ditë të jemi pjesë integrale e Republikës së Kosovës! RM

 

Marketing