Rahçe, promovohet këndi për lojra

Komuna e Sarajit, po realizuar projekte edhe për relaksimin e fëmijëve. Kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexhti, bëri promovimin e Këndit për Lojëra në vendbanimin Rashçe. Ai tha se ndjehet shumë I lumtur, pasi që komuna po investon në projekte që ju dedikohen fëmijëve për tu argëtuar.

Marketing

“ E pamë të arsyeshme dhe të nevojshëm dhe u përcaktuam për Këndin për Lojëra, që të vendosim në disa vendbanime. Fatmirësisht, vendbanimet tona janë të gjalla, por këtë gjallëri po e krijojnë më të dashurit tonë, fëmijët. Kemi krijuar një ambient si pushimore, ku fëmijët mund të luajnë, por baballarët apo gjyshërit mund të pushojnë. Vërtë jam shumë I lumtur sot, pasi që bëjmë një punë për fëmijët tanë. Urojë që të bëjmë projekte të tilla edhe në të ardhmen”, u shpreh Blerim Bexheti.

Komuna e Sarajit, Kënde për Lojëra, do të vendos në vendbanimin Bojanë dhe Sfillare të Poshtme.

Marketing