Rahiq demanton lajmet se Boki 13 pranon injeksione në burg, janë thjeshtë shpifje

Drejtori i burgut të Shutkës Esar Rahiq, ku gjendet i akuzuari për rastin “Zhvatja” Bojan Jovanovski, ka demantuar informatat e publikuara nga mediat serbe se Boki 13 në burg po pranon injeksione për qetësim..

Marketing

Portali serb Kurir shkroi se Jovanovski ka kërkuar nga kryeministri Zaev të transferohet në repartin e psikiatrisë, dhe nëse nuk bëhet kjo në afat prej tre ditëve, ai do të shpalosë dëshmi për përzierjen e tij në rastin “Zhvatja”.

Siç thotë Rahiq nga burgu i Shutkës, këto lajme janë thjeshtë shpikje dhe janë po këto gazetarë ato që duhet të shkojnë në Psikiatri.

“Nuk i’a vlenë të komentohet, gjithçka është shpikje. Nëse dikush është për psikiatri ato janë personat që bëjnë këto lajme. Ai as nuk pranon injeksione, e as nuk ka ardhur ndihma e shpejtë, e as nuk ka kërkuar të dërgohet në psikiatri”, thotë Rahiq për Kanal 5.

Ndryshe, Bojan Jovanovski dhe Zoran Kiçeec janë dy të dyshuarit për rastin “Zhvatja”.

Marketing