Rahoveci fiton sfidën e parë ndaj Yllit

19:37 | 25 Prill 2021

Marketing

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit 69:66 (20:8, 21:19, 9:16, 19:23), në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-offit në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen me një seri prej 11:1 dhe ishin më të mirë në çerekun e parë që e fitojnë 20:8. Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, ku arrijnë epërsi deri në 17 pikë, 39:22, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 41:27.

Mysafirët kishin paraqitje tjetër në pjesën e dytë. Perioda e tretë ishte shumë më interesante, ku Rahoveci, dy minuta nga fundit kishte epërsi 50:39, por mysafirët me katër pikë radhazi ngushtojnë shifrat në 50:43. Skuadra nga Theranda vazhdoi me lojë të mirë edhe në 10 minutat e fundit. Ata arrijnë të barazojnë shifrat në 52:52, dhe të kalojnë për herë të parë në epërsi 59:62 me një tre pikësh nga Valon Bunjaku, tre minuta nga fundi. Më pas u zhvillua një dramë e vërtetë deri në fund, ku gjashtë sekonda nga fundi pranë rezultatit 67:66, Clark i Yllit humbi dy gjuajtje të lira dhe Rahoveci triumfon në fund 69:66.

Te Rahoveci u dalluan Darell Davis me 23 pikë e tetë kërcime, ndërsa te Golden Eagle Ylli pikë dyshifore shënuan Erjon Kastrati 14, Elyjah Clark 13, Valon Bunjaku dhe Demetris Morant nga 12.

Skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale e madhe.

Marketing