Rajoni i Likovës po boshatiset, 700 nxënës më pak në bankat shkollore

Numri i nxënësve në komunën e Likovës në pesë vitet e fundit dukshëm ka shënuar rënie. Nëse në vitin shkollor 2013-14 në shkollat fillore të Likovës figuronin 3.539 nxënës, pesë vjet më vonë, në vitin shkollor 2018-19 numri I nxënësve u ul në 2.847, respektivisht 692 nxënës më pak.

Marketing

Nga dita në ditë shumë familje detyrohen të shpërngulen drejt vendeve evropiane për jetë më të mirë dhe bashkë me vete marrin edhe familjen, mes tyre nxënës të shkollave fillore. Këtë e dëshmojnë edhe nga komuna e Likovës dhe shkolla fillore “Dituria” ku numri i filloristëve është zvogëluar për 74 nxënës. Më të rrezikuara nga boshatisja mbeten shkollat periferike në Llukarë dhe Gushincë.

Prej 345 tash jemi 271 nxënës ndërsa në shkollat periferike në Llukarë dhe Gushincë është më pak i theksuar sepse edhe ashtu ishte numër i vogël atje. Faktikisht kemi 23 nxënës, kemi pasur 30 nxënës para 5 viteve. Ndërsa në Gushincë kemi 23 nxënës para pesë viteve dhe tash 21 nxënës” – u shpreh Besnik Arifi, drejtor i sh.f “Dituria”, Likovë.

Viteve të fundit kemi një lëvizje, kemi një hov jo të madh të them kështu por kemi lëvizje. Duhet të potencojë se këtë vit, në bazë të analizave që kemi dhe nga viti i ardhshëm do të ketë rritje të numrit të nxënësve për arsye se do të arrin gjenerata apo mosha të cilët, nënat tona, prindërit tanë i shfrytëzojnë për fëmijën e tretë” – theksoi Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.

Banorët e Likovës braktisjen e vendlindjes e arsyetojmë me gjendjen e vështirë ekonomike dhe punësimet vetëm në bazë politike.

Po po largohen, çka të bëjnë këtu, me nejt e mi dëgju partitë, s’ka kurgjë këtu. Këta veç po gënjejnë, s’ka populli, patjetër me ik. Plot, plot kanë shku, kemi mbet dy ose tre pleq”.

Në familjen tonë nuk është punësuar prej 2001 asnjë. Kemi 30 meshkuj të rinj e asnjëri nuk është i punësuar, nuk ka perspektivë për rininë”.
Prej zorrit ikin, edhe djali dëshiron me shku në Gjermani, është në kurs. 28 vjet i ka, fakultetin e ka të kryer por punë nuk ka”.

Unë e kam djalin, po pret dita ditës me shku në Gjermani, vizë punë është tu prit. Ka apliku diku, a ka kry ndonjë shkollë? Këtu është në shkollë të mesme. Kaq i ri mendon mu largu? Po, viti i tretë është po prej zorrit dëshiron me shku, me pas punë këtu rri në vend të vet” – theksuan banorët e intervistuar

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave gjatë vitit shkollor 2007/2008 në Maqedoni numri nxënësve në shkollat fillore ka qenë 222 mijë e 369 nxënës, përderisa një dekadë më vonë, përkatësisht gjatë vitit shkollor 2017/2018, në bankat shkollore, nga klasa e parë deri në atë të nëntën janë ulur vetëm 192 mijë e 448 nxënës respektivisht numri i nxënësve është ulur për rreth 30 mijë.

Marketing