Rakhmanin: Bujqësisë së Maqedonisë i nevojiten inovacione dhe digjitalizim

farmer on his tractor plowing the field, rural wyoming

Inovacione dhe digjitalizim, teknologji bashkëkohore dhe pajisje, përmirësim të lidhjeve mes prodhuesve, përpunuesve dhe tregjeve, si dhe përforcimi i shërbimeve këshillëdhënëse për bujqit, janë të domosdoshme për agrarin e Maqedonisë, rekomandon Vlladimir Rakhmanin, zëvendës drejtor i përgjithshëm i FAO-s dhe Person përgjegjës për Zyrën rajonale të FAO-s për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Marketing

Në intervistë për MIA-n, Rakhmanin thotë se Maqedonia është në rrugën e duhur dhe FAO është e gatshme ta përkrah, por, nevojitet edhe shumë punë.

Sipas tij, duhet të zgjidhet problemi me sipërfaqet e ndara, ndërsa nevojitet edhe transformim sa më i shpejtë ndaj sistemeve të qëndrueshme për ushqim.

“Në epokën e digjitalizuar, afaristët e vegjël dhe fermerët famijlarë në Maqedoni kanë nevojë për inovacion të vazhdueshëm, e për këtë u nevojitet përkrahje më e mirë përmes shërbimeve të përforcuara, inkluzive dhe pluraliste këshillëdhënëse”, tha Rakhmanin.

Lidhur me konkurrencën në tregun evropian, që posaçërisht do të shprehet pas hyrjes eventuale të Maqedonisë në BE, thotë se prodhimet nga nënsektoret e punës kanë mundësi më të mira, si dhe prodhimet me karakter lokale, posaçërisht ato organike.

Për subvencionet dhe arsyeshmërinë e tyre, thekson se është pozitive ajo që vendet nga rajoni financiarisht e përkrahin rritjen bujqësore dhe zhvillimin rural, duke i marrë parasysh aspektet sociale.

Intervistën me rastin e nënshkrimit të programit kornizë të FAO-s për Maqedoninë për periudhën 2018-2020 të caktuar për 11 korrik, MIA do ta publikojë në tërësi gjatë ditëve të ardhshme.

Marketing