Rakitic: Dua të transferohem te kjo skuadër

Ivan Rakitic është i interesuar për një rikthim emocionus në ish skuadrën e tij Sevilla.
Reprezentuesi kroat po kalon një periudhë të vështirë te Barcelona këtë sezon, nën drejtimin e Erneto Valverde.

Marketing

32 vjeçari gjatë karrierës së tij te Barcelona ka fituar katër tituj të La Ligas dhe një Ligë të Kampionëve, por me ardhjen e Valverdes ka filluar të humbas minutat, sidomos këtë sezon, që po e kalon të tërin në bankinë.

Rakitic gjatë një deklarate së fundi, ka pranuar se do të dëshironte që një ditë të rikthehej te Sevilla.
“Unë kam thënë gjithmonë se nëse ka një nga ish klubet e mia që unë do të kthehem, do të ishte Sevilla”, ka deklaruar Rakitic, përcjell lajmi.net.

“Shpresoj që të mund të ndodh një ditë, por, mbi të gjitha, unë jam i lumtur ku ai klub është tani dhe rezultatet që kanë arritur”.

Ivan Rakitic gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Basel dhe Schalke.

Marketing