Rama: Askush nuk e di kur do të çlirohemi nga ky makth, vetëm Zoti e di

I rëndë dhe ogurzi ka qenë kryeministri Rama daljen e tij live nga kryeministria.

Marketing

Ai u shpreh se shumë vende më të zhvilluara të botës i ka kapur gafil kjo pandemi, të cilës ai iu drejtua me termin luftë.

Rama: Shumë vende më të zhvilluara se Shqipëria, po e paguajnë iluzioni së kjo është një nder e keqe dhe se do të përfundojë shpejt, të gjitha vendet e zhvilluara u kapën gafil, ri rrufeja në qiell të pastër. I ka gjetur pa aparatura dhe shtretër, pa maska she pa mjete, pa numrin e mjekësve që duhen.

Si Evropa e pasur si Ballkani i varfër, gjenden në det të hapur, kanë një armë të vetme, rezistencën e popullit. Ka vetëm një objekt, atë që ke më afër që duhet të mbash më larg. Kjo është një luftë, ku kazerma është shtëpia.

Amerika dh Shqipëri ka të njëjtën forcë goditëse, zero. Një luftë botërore ku secili është në vete dhe Zoti është me të gjithë. Duhet të luftojmë bashkë, sepse do të biem të gjithë të vdekur si në Bergamo dhe nuk do të ketë kush do të na qajë.

Pikërisht se jemi më të dobët, vrapuam më shpejt që të mbyllemi në shtëpi, deri kur ky armik i egër të shporret nga shtëpia. Nuk e di as Amerika, Gjermania, Japonia se kur do të çlirohemi nga ky makth, të gjithë e dinë se nuk do të vijë as javën tjetër as pas dy javësh, vetëm zoti e di se kur. Mos më kërkoni ty shes iluzione, t’ju mbaj me llafe të bukura. Shtrëngoni dhëmbët kur shpirti ju vjen t’ju dalë dhe ndajeni mendjen se kjo luftë nuk ka ardhur që të kemi luftë të jashtëzakonshme që të hamë e të pimë në shtëpi, e gjërat të sigurohen nga qeveria. Ka shumë prej jush nuk e kuptojnë se shumë prej jush nuk e kupton se nuk duhet të dalë nga shtëpia.

Por në fakt kjo është e para luftë në historinë e njerëzimit ku bota është zbukuruar si nuse, ku nuk po derdhet asnjë pikë gjaku. Çdo pakujdesi kthehet në një mundësi për të vrarë të dashurit tanë. Ju lutem mos prisni që unë të përsipër papushim që luftërat nuk vijnë për të mos na dëmtuar ekonomikisht, apo të ta bërë detin kos. Kjo është lufta e parë që e kthen shtetin në familjen e parë të mbyllur brenda.

Pikërisht se nuk e dimë sa do të zgjasë kjo mbyllje absurde në shtëpi nuk dimë dot as sa deri në cfarë pike të ulët do të na bien të ardhurat, prandaj plani ynë për të shpenzuar teksa punojmë shumë më pak se dje dhe detyrimisht do të kemi në buxhetin e shtëpisë sonë të madhe shumë më pak të ardhura sesa do të kishim po të vazhdonim normalisht, nuk mund të jetë në asnjë mënyrë një plan për të kënaqur të gjithë sot e për ti lënë të gjithë me gisht në gojë nesër

Marketing