Rama: Azilkërkuesit, bishta që Macron i përdor për politikë të brendshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe një herë ka theksuar se vetëm vetoja e Francës ishte ajo që pengoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në emisionin Opinion Rama tha se ka patur një shumicë vendesh të BE-së që kanë kërkuar hapjen e negociatave për Shqipërinë.
“Nuk ka patur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka patur vetëm dy vende kundër Shqipërisë: Holanda dhe Danimarka.

Marketing

Asnjë tjetër. Ka patur një shumicë dërmues vendesh vetëm pro pa kushte, Gjermania ishte PRO, por me disa kushte. Madje tentoi të krijonte një urë mes atyre vendeve që ishin PO pa kushte dhe atyre që ishin kundër. Franca ka një pozicion pa asnjë lidhje me Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë, por ka lidhje me një qasje komplet tjetër për mënyrën se si duhet të vazhdojë procesi zgjerimit. Franca ka bllokuar edhe hapjen e kapitujve për Serbinë dhe Malin e Zi”, tha Rama.

Sipas tij një nga arsyet që përmend presidenti Francës, për azilantët janë bishta për politikë të brendshme në Francë. “Së pari edhe presidenti i Francës bën politikë të brendshme, at bishtat për aizl a ku di unë janë për politikë në Francë”, tha ai.

Marketing