Rama bën thirrje për qetësi e durim: Do e përballojmë së bashku këtë pabesi të natyrës

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të kenë durim, duke thënë se situatën do ta përballojmë së bashku.
Rama tha se kanë mbërritur ndihmat e para nga Kosova dhe Italia. Ndërsa shprehet se po mbërrin një autokolonë nga Greqia si edhe helikopterë nga shtetit fqinje dhe vende të ndryshme të Evropës.
“Janë nxjerrë nga gërmadhat 41 persona deri në momentin që po flasim. Kanë mbërritur të para trupat speciale të Kosovës. Gjithashtu kanë mbërritur helikopterë ushtarakë të ndihmës së specializuar të italiane si edhe një skuadër nga Mali i ZI. Ka kaluar kufirin e Kakavijës, një autokolonë forcash nga Greqia dhe janë drejt Rinasit mjetet ajrore të emergjencave nga Italia, Greqia përsëri, po ashtu nga Franca, Turqia Kroacia. Gjermania ka vënë në lëvizje format e saj të solidaritet ndërsa SHBA kanë komunikuar që në mëngjes gatishmërinë më të madhe. Motra dhe vëllezër kjo fatkeqësi kërkon kurajo, të jashtëzakonshme, durim të madh dhe solidaritet njerëzor dhe sa më shumë qetësi. E di që kurajo dhe durimi, e lërë më pas qetësia është e lehtë të thuhen në një situatë kaq ekstreme për ndjenja tona. Por së bashku do ta përballojmë këtë pabesi të madhe të natyrës”, është shprehur kryeministri.

Marketing
Marketing