Rama deputetëve: T’ju bëhet këngë kjo, kush cënon zgjedhjet nuk shkel në BE e SHBA!

I bindur se nuk do të ketë asnjë shtyrje të zgjedhjeve të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama ka nisur të përpilojë dhe qëndrimet publike dhe mesazhet që duhet të japin deputetët dhe ministrat e tij gjatë javëve në vijim, e veçanërisht ato mesazhe që sulmojmë drejtpërdrejtë opozitën dhe intimidojnë aksionin e saj politik.

Marketing

Rama u ka dhënë porosi deputetëve në mbledhjen e PS këtë të hënë, që kudo që ata shkojnë të “këndojnë” një mesazh të rëndësishëm, se kushdo që cënon procesin zgjedhor do t’i ndalohet hyrja në BE dhe SHBA. “Tju bëhet këngë” është shprehur Rama pasi ka dhënë këtë mesazh.

Kryeministri më tutje ka dhënë porosi në lidhje me fushatën elektorale, duke u shprehur se më 31 maj nis zyrtarisht fushata dhe se të gjitha strukturat duhet të jenë në këmbë, veçanërisht për të vënë në dukje tentativat e PD dhe opozitës për të ndaluar procesin zgjedhor më 30 qershor.

“Regjistroni ata që mund të shkaktojnë incidente. Të provojmë që nuk jemi ne shkaktarë.”-është shprehur Rama.

Marketing