Rama: Dialogu Kosovë-Serbi, kafshatë e madhe politike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një copë e madhe politike.

Marketing

Këtë deklaratë, Rama e bëri gjatë një interviste për një emision në Shqipëri.

‘Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një copë e madhe politike, është një kafshatë e madhe politike. Ne duhet të jemi në gjendje ta përtypim me unitet dhe dinjitet dhe jo në një kafshatë që të na ngeci në fyt dhe ta paguajmë me vite të tëra’.

Rama foli edhe për Bashkimin Kombëtar duke e shpjeguar se çfarë në fakt do të thotë Bashkimi Kombëtar.
‘Kjo temë nuk është një bisedë hidh e prit, nuk është një bisedë për t’u ndarë në tradhtar dhe patriot. Kur ne flasim për Bashkim Kombëtar, flasim për Bashkim Kombëtar.

Në këtë moment jemi përpara si vëllazëri shqiptare, përballë një situate ku duhet të përgatisim një dialog që s’mund të jetë një ecejake, jo kisha ime këtu, jo xhamia ime atje sepse kjo nuk çon larg. Duhet bërë një diskutim të brendshëm strategjik’.