Rama: Drejtësia ndëshkon president, ish-presidentë, kryeministër dhe ish-kryeministra

Kryeministri Edi Rama nga Maliqi edhe njëhërë tjetër e përforcoi argumentin se turbulenca politike e nisur nga opozita që në Shkurt, lidhet me frikën e reformës në drejtësi .
“BE do të kërkojë prova që sistemi i drejtësisë ka qytetarë të barabartë para ligjit, ku drejtësia ndëshkon president, ish presidentë, kryeministër dhe ish kryeministra”- tha Rama.
Nga zgjedhje vendore tha kryeministri ato të 30 Qershorit janë kthyer në politike. “Lulzimi tha që do hidhej por u hodh Ilir Meta- tha me ironi Rama.”

Ftesa për tju drejtuar kutive të votimit nga kryeministri u shoqërua me thirrjen e mospasjes frikë nga konfliktet.
“Zero kushte për të patur një 97, janë kërcënime dhe bllofe nga ata, mos kini asnjë merak për konflikte. Asnjë frikë nga zgjedhjet- tha Kryeministri Rama.

evn