Rama: Dy javët e ardhshme kuptojmë agresivitetin e koronavirusit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër komunikim me qytetarët, duke sqaruar të gjithë emigrantët e ardhur nga Italia se nuk është e domosdoshme që të bëjnë testin për koronavirusin.

Marketing

Po ashtu, kryeministri u bëri thirrje të mos i telefonojnë vazhdimisht 127 sepse 80% e personave që do të preken nga ky virus nuk do ta kuptojnë kurrë që e kanë pasur.

Po ashtu, Rama ka paralajmëruar se Shqipëria nuk ka parë asgjë ende lidhur me luftën ndaj koronavirusit duke sqaruar se dy javët e ardhshme do të kuptohet se cila do të jetë shkalla e agresivitetit të koronavirusit në vendin tonë.

“S’kemi asnjë rrugë tjetër. Ta marrim me qetësi. Të stërvitemi për një luftë që nuk do jetë e shkurtër me zakonet e jetës së përditshme.
S’kemi parë gjë akoma. Kini parasysh se dy javët e ardhshme do na tregojnë shkallën e agresivitetit. Rritja e numrave do vijojë, nuk kemi përgjigje sa lart do shkojë kurba.
ç’ka po i bëjmë është e vetmja rrugë. Ndjesë nëse atyre që kanë qenë të vëmendshëm do i tingullojë si përsëritje informacioni por të tjerë duhet t’i ngulisin mirë. Shumëkush vijojnë t’i bien 127 dhe kërkon të bëjë testin se ka ardhur nga Italia apo ka takuar dikë që ka ardhur nga Italia. Ky nuk është një kriter për t’u shqetësuar. 80% s’kanë për ta marrë vesh kurrë nëse e kanë marrë apo jo koronën. Sikush të sillet sikur e ka marrë koronën pavarësisht se mund të sillet mirë. S’mjaftojnë disa shenja gripi për të bërë testin. Shpallja e pandemisë nga OBSH përcakton edhe kriteret bazë të marrjes së testit që lidhen me një gjendje më të vështirë se simptoma e gripit. Shumëkush shqetësohet se deri kur do vazhdojëm t’i nënshtrohemi masave, sidomos ata me makina. Këtë nuk e dimë, askush në botë nuk e di. Ajo që dimë është që sa më shumë të shtrëngohemi sot kemi bërë punën ndaj këtij armiku. 80% e atyre që kanë simptoma e kalojnë me sukses sfidën. Duke bërë ato që bëjmë kur jemi me grip. Vendosëm të ndërpresim lëvizjet me Greqinë fqinje. Për momentin autovetura do të vijojnë normalisht ndërsa transporti i mallrave s’do të ketë asnjëherë ndërprerje. U informuam sot se Maqedonia e ka ndaluar hyrje- daljen me Bllatën. Turqia deklaroi mbylljen e portës për fluturime nga Europa. Ky është një tjetër shembull se pse ne bëmë në kohën e duhur gjënë e duhur. Turqia nuke mbylli portën para se të shfaqej koronavirusi.”- tha Rama.

Marketing