Rama flet për burg: 7-15 vjet kush abuzon me ndërtimet

Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar mëngjësin e sotëm se cdo abuzim me lejet e dhëna për ndërtim do të ndëshkohen me burg.

Marketing

‘7-15 vjet per cdo ndertues dhe cilindo qe perfshihet ne ndertim qe ben shkelje me ndertimin dhe lejen e ndertimit, as mos ta diskutoje askush’- tha Rama.

Ai ka dhene shembullin e nje pallati qe ka inspektuar dje gjate vizites ne zonat e shkaterruara, duke thene : Ishim dje aty, pallati me silikate ishte marre dhe ishte bere si ajo perralla e famshme, koka e dhise, trupi i ujkut, bishti i palloti, kembet e kalit dhe mbi te hoteli pallati tjeter 13 kate asnje demtim, pra nuk eshte se kjo eshte historia e pallateve pas viteve 90 kjo eshte historia e abuzivizmit. Historia e tmerrshme e abuzivizmit qe ka qene kolektiv popullor. Sot kujt tja kerkoje pergjegjesin per nje qytet te tere te demtuar? Atyre qe kane bere fushate dhe kane thene qe kjo eshte mrekullia e tete e botes qe populli ndertoi qytete pa leje?

Nese do ktheheshim mbrapsh do te perseritej historia, te mos bejme sikur nuk kemi qene ketu ama per ata qe ndertojne per fitim sanksionet do te jene te tmerreshme dhe pa hapesire per gjykatesit, burg per ndertuesit arkitektit e supervizoret. Arkitetet qe nuk dnoncojne ndertuesit qe u deformojne projektin, do denohen’- tha Rama.