Pasi FIFA gjobiti futbollistët shqiptarë që luajnë me Zvicrën, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, pas festimit të golave me shqiponjë, reagon edhe kryeministri Edi Rama.

Ai u bën thirrje shqiptarëve që të kontribuojnë në pagesën e gjobës.

Ndër të tjera ai shkruan se shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv

Reagimi i Ramës

MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA

është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqiri

Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA

Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë.