Rama i bindur: Meta do të shkarkohet, do konsultohemi me PD për zëvendësuesin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një takim me deputetët e Partisë Socialiste u shpreh qartë se Presidenti Ilir Meta do të shkarkohet.

Rama tha se Metën dhe partinë e tij nuk do të ketë asnjë bashkëpunim, por shtoi se Presidenti nuk duhet të rrijë më në detyrë pasi për të ka turpëruar popullin shqiptar.

Lidhur me emrin e ri që do të bëhet President, kreu i qeverisë shqiptare tha se është ende herët por kur t’i vijë koha do të ketë një konsultim me PD-në.

Marketing

“Mesazhi im është për të gjithë opinionin publik, me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk do të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta do të shkarkohet pasi ka turpëruar të gjithë popullin. Shkarkimi nuk është i gjithë në dorën tonë. Por do të bëjmë gjithçka që kemi në dispozicion duke votuar në bllok për shkarkimin e tij.

Është shumë herët për të folur për zëvendësimin dhe zëvendësuesin e tij, por qoftë para kohë dhe qoftë në kohë në do të konsultohemi më PD për emrin e ri. PS ka mundësinë që ta çojë Shqipërinë në majën që i takon. Ne do t’i mbajmë një për një zotimet tona“, tha Rama.