Rama ironi me Bashën në rrjetet sociale

Teksa PD ka zhvilluar garën për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, 2 ish-deputetët Jozefina Topalli dhe Arben Imami e kanë kritikuar ashpër Bashën nën drejtimin e partisë opozitare më të madhe në vend.

Marketing

Por ata nuk ishin të vetëm, ende pa përfunduar procesi i votimit, lista e të tërhequrëve nga gara është shtuar edhe me Edit Harxhin, Fabjan Topollain, Gent Minarollin, Igli Carën, Erla Mëhilli, Edvin Kullurit, Valbona Mezini.
Nisur nga kjo situatë brenda radhëve të PD, kryeministri Edi Rama ka postuar një videomontazh në Instagram ku ka ironizuar Lulzim Bashën.

Bashkangjitur kësaj videoje, ku persoanzhe të montuara janë kreu i opozitës, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ervin Salianji, etjr, ai ka shkruar: E diela sportive.

https://www.instagram.com/p/BrdHRF8AJOn/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again