Rama: Ja si do të ndihmohen familjet me ndihmë ekonomike dhe të papunët

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka shpjeguar kategoritë e kryesore të cilat përfitojnë nga ndihma e shtetit për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Marketing

Në këtë kategori përfshihen familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe personat të cilët janë të papunë.

Rama thotë se për familjet me ndihmë ekonomike do te jepet dyfishi i parave që ato marrin në kohë paqeje.

Ndërkohe, kryeministri tha se do të bëhet dhe pagesa për persona të cilët nuk janë në marrëdhënie pune.

KATEGORIA ME NDIHME EKONOMIKE

“Po kështu shuma që shteti në kohë paqe paguan për familjet në kategorinë e ndihmës ekonomike është 340 milionë lekë të reja në muaj.

Po të paguajmë po kaq, e dimë që në ato familje në nevojë, në paqe dikush del e punon në të zezë tek tuk për një shishe qumësht më shumë.

Ndaj që të jemi në rregull do shpërndajmë për familjet në ndihmë ekonomike, dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqe, pra ndihma ekonomike gjatë luftës për 70 mijë familje që janë në regjistër e ndihmës shtetërore do dyfishohet”.

TE PAPUNET ME PAGE PAPUNESIE

“Kemi në regjistrin e ndihmës shtetërore edhe të papunët që marrin pagesë papunësie. Dyfish do e bëjme edhe pagesën e papunësisë se nuk është koha për të parë si llogaritar strikt ligjin por për të zbatuar edhe zakonin si shqiptar“