Rama: Jemi nga të parët që hapim kufijtë, vendimi i Kosovës i çuditshëm

Nga dita e sotme kufijtë toksorë të Shqipërisë me fqinjët janë hapur. Në një reagim në Tëitter, kryeministri Rama shkruan se jemi ndër të parët vende që kemi hapur kufijtë në një kohë kur shumë vende të tjera kanë kufizime.

Marketing

““Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM!

Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!” – shkruan Rama.

Burime nga mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Ministrisë së Transportit ka dhënë urdhër që kamionët që hyjnë nga Shqipëria duhet të paguajnë 17-22 euro për të dezinfektuar automjetet. Ky vendim ka nxitur edhe një revoltë nga drejtuesit e kamionëve në pikën kuftare të Vërmicës, raporton Klan Kosova.