Rama: Kemi bërë detyrat, presim hapjen e negociatave

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me Federica Mogherinin, shefen e diplomacisë evropiane, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë, deklaroi se “nga Komisioni Evropian presim që të na thonë që i kemi kryer të gjitha detyrat e shtëpisë dhe të çelen negociatat”.

Marketing

“Shqipëria flet me gjuhën e rezultateve. Ne jemi të vetëdijshëm që vendimi final do të varet nga rrethanat specifike në vetë vendet anëtare, por besojmë shumë që është koha për t’i dhënë fund një përpjekjeje për një fazë siç është ajo e përgatitjes për negociatat dhe për t’i filluar negociatat”, deklaroi Rama.

“Falë rezultateve të pamohueshme na u dha mundësia për të filluar punën me procesin “screening”, por çelja zyrtare është guri që i mungon këtij themeli që të vazhdojmë të ndërtojmë rrugën tonë evropiane”, shtoi kryeministri.