Rama kujton paktin me Bashën: E vetmja gjë prej lideri që bëri

Ndërsa konsumonte kafen e mëngjesit me banorë të njësisë Nr.11 në Tiranë, kryeministri Rama iu rikthye marrëveshjes së majit 2017 me kryedemokratin Basha. Sipas tij, ajo marrëveshje është e vetmja gjë prej lideri që ka bërë Basha.

Marketing

“E vetmja gjë prej lideri që ka bërë ai ka qenë marrëveshja, e vetmja gjë më mend. Ne në 2013 ishim në opozitë, fituam me Saliun e ca ishin me radhë Jozefina, i shkreti Olldashi, Bode e Bregu, ishin tjetër lloj steke edhe Genc Ruli ishin tjetër lloj politikanësh, tani nuk paskemi mund dot Lulin dhe paskemi ble zgjedhejt?! I bie ka qenë më e dobët PD me Lulin se sa me Saliun…o Zot, o Zot”, – u dëgjua kryeministri.

I pari i qeverisë, nuk la pa komentuar edhe Presidentin Meta e dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve, duke e krahasuar me Bujar Nishanin.

“Kur bëmë marrëveshje me Lul Bashën, zyra e Nishanit merrte në telefon, bini letrën e konsensusit për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Kemi firmos bashkërisht dhe pastaj ai nxori dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve me 1 javë. Erdhi puna doli Bujar Nishani burrë shteti, pavarësisht çfarë thoshte kur merrte mikrofonin”.

Ndër të tjera Rama tha se veprimet e Presidentit ishin të qëllimshme e me plan.

“E rëndësishme është të veprojmë sipas ligjit. Si qënka kjo? Unë firmos unë çfirmos, gaboi shumë, gaboi, gaboi por është pjesë e programit, nuk është lajthitje ajo që bëri”.