Rama: Masat shtrënguese do hyjnë në Kodin Penal, ja kur prezantohen

Kryeministri Rama ka deklaruar se disa nga masat shtrënguese që do të aplikohen pas 15 prillit do të propozohen në Kuvend si ndryshime në Kodin Penal & Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Marketing

“Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në Kodin Penal & Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari.

Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt.

Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave
lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Rama.

Marketing