Rama: Më 27 prill hapet blloku i dytë i bizneseve, kush përfiton

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama deklaroi se më 27 prill do të hapet blloku i dytë i bizneseve.

Marketing

Rama theksoi se do të qëndrojnë gati për t’u rikthyer në fazën fillestare nëse pandemia do të arrije në nivele të padëshirueshme.

“Të hënë më 27 prill hapet blloku tjetër i bizneseve, me protokolle të caktuara. Dua të analizojë dhe është shumë e rëndësishme është se protokollet duhen lexuar dhe zbatuar, pasi hapja vjen me risk. Ne kemi mjete penalizuese, duke përfshirë edhe masat e reja të Kodit Penal që hyn në fuqi këto ditë, por fillimisht duhet të mendojnë për veten jo ndëshkimet. Duke mbrojtur njëri-tjetrin atëherë mund të hapemi. Hapja në të gjithë botën është një proces gradual dhe askush nuk e di si do të shkojnë gjërat. Të gjithë janë të përgatitur për t’u tërhequr nëse dinamika e epidemisë kap nivele negative. Do të publikohen sot që të marrin masat që të jenë në rregulla. Lista e aktiviteteve që do të hapen do të publikohen në e-albania dhe çdo aktivitet ka Kodin e vetë përkatës. 27589 punonjësve të regjistruar, tregtim me pakicë e veshjeve, mallrave të tjera, tregtia me pakicë e këpucëve, tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjet e ndriçimit, tregtia me pakicë e luleve, e bizhuterive, e pajisjeve audio dhe video, e lodrave, e pajisjeve sportive, e sistemeve të sigurisë dhe taksitë me një person brenda në diagonal”, tha Rama.

Marketing